Programi përgatit specialistë:
- në zbatimin e metodologjive në fushën e diagnostikimit të defekteve, në riparimin e defekteve dhe servis automjetesh
Programi fokusohet në:
- ndërtimin e motorave dhe agregatëve të tjerë të automjetit / llogaritjet
- diagnostikimin
- dinamikën e automjetit
- sistemet ndihmëse
Studenti pajiset me:
- njohuri të thella tekniko-aplikative të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të ndërtimit dhe shërbimit të automjeteve
- aftësi për të hyrë menjëherë në tregun e punës të industrisë dhe servisit të automjeteve
- njohuri të plota mbi shërbimet, riparimet dhe ndërtimin e automjeteve
- eksperiencë profesionale në laboratorët e shkollës, e nevojshme për të pasur sukses në punë
- aftësi për të zhvilluar procedurat e vënies në punë, e montimit, riparimit dhe shërbimet e ndryshme të pjesëve të automjetit, duke filluar nga motori, pompat e naftës, sistemet elektrike etj
Punësimi:
- në fushat që lidhen me shërbimin, riparimin, testimin e automjeteve, konsulencën në lidhje me automjetet, si menaxher ose konsulent shitjesh të automjeteve
- në departamentet e shërbimit të automjeteve
- në departamentet e menaxhimit të pjesëve të këmbimit
- në fushën e import-eksportit të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të tyre
- si profesionist i lirë në fushën e tregëtisë dhe mirëmbajtjes së automjeteve