Kombinimi i Teorisë dhe Praktikës, Bashkëpunimi me Bizneset, Integrimi në Tregun E Punës
Kombinimi i teorisë dhe praktikës jep një fillim të vërtetë në formimin e studentëve dhe në përfundim të studimeve ata jo vetëm që do të kenë njohuritë e kërkuara teknike, por gjithashtu do të kenë përvojë praktike në punën e tyre.
Në këtë kuadër, duke pasur në dispozicion kapacitete për të zhvilluar praktika mësimore profesionale por kemi gjithashtu marrveshje bashkëpunimi me ndërmarrje të tjera ku do të realizohen praktikat mësimore.
Risia që sjellur KPGJT është përgatitja praktike në nivele të larta, gjë e cila vjen nga mundësia e KASTRATI group dhe partnerët e tij të biznesit për të zhvilluar praktikat profesionale me qëllim të fitimit të shprehive praktike, që studentët jo vetëm të dinë, por edhe të realizojnë proceset e kërkuara në punë.
Ne këtë e shohim si një nga risitë, pasi kemi mundësinë që studentët t’i kombinojnë njohuritë teoriko-profesionale me përvojën e punës praktike në serviset dhe bizneset e grupit KASTRATI që ofrojnë mundësi për çdo program studimi që ne ofrojmë.
KPGJT synon që kompanitë e vogla dhe të mesme të përfitojnë teknikë të mirëkualifikuar, me përvojë të pasur, që janë fleksibël dhe më të adoptueshëm në sfidat e reja ekonomike dhe që reagojnë pozitivisht ndaj ndryshimeve të tregut në Shqipëri.
Ne kemi analizuar dobësitë e sistemit arsimor dhe trajnues në Shqipëri, të cilit i mungojnë elementet e përfshirjes të ndërmarrjeve, prandaj po shfrytëzojmë lidhjet e ngushta me tregun e punës që çojnë në përvoja të ndryshme të tranzicionit nga shkolla në punë.
Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë garanton shërbime cilësore të mësimdhënies, kërkesën e lartë të sigurimit të cilësisë, jo vetëm për përgatitjen teoriko-profesionale me metoda bashkëkohore, por edhe përgatitjen me aftësi praktike, nëpërmjet praktikave mësimore në laboratorët dhe shoqëritë e grupit KASTRATI, të partnerëve të tij të biznesit, si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë me të cilët kemi filluar të diskutojmë për të lidhur marrëveshje për të ardhmen. Këto marrëveshje kanë të bëjnë si me realizimin e praktikave, ashtu edhe me mundësitë e punësimit në të ardhmen.
Për të realizuar kërkesat e tregut të punës në lidhje me aftësitë praktike të punonjësve, ne garantojmë integrimin e veprimtarisë së përgatitjes profesionale me atë të praktikës profesionale, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e bizneseve të grupit, të partnerëve tanë brenda dhe jashtë vendit, si dhe kemi nënshkruar kontrata me subjekte të tjera për mundësimin e praktikave profesionale.
Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë ofron mundësi për punë praktike, kërkimore dhe zhvillimore të studentëve dhe të stafit, duke rritur cilësinë e praktikës profesionale dhe përqindja e orëve të praktikës është aq sa në vendet e BE.