Aplikimi i Përvojave të Arsimit Profesional në Vendet e BE
Ne po aplikojmë përvojat e arsimit profesional në vendet e BE.
Për të konkretizuar këtë bashkëpunim ne kemi kontrata bashëpunimi me Universitete te Shkencave të Aplikuara.
Ne synojmë të përmbushim një pjesë të konsiderueshme të boshllëkut të krijuar në tregun e punës për teknikë dhe menaxherë të kualifikuar profesionalisht dhe praktikisht.
Të bëhesh një teknik i lartë, i aftë dhe pas disa vitesh pervojë pune të bëhesh “Mjeshtër”, do të mirëpritet dhe do të vlerësohet shumë nga shoqëria shqiptare dhe jo vetëm ajo.
Trendet e reja dhe zhvillimet e vrullshme të teknologjisë së automjeteve kërkojnë një nivel më të lartë kualifikimi. Kalimi nga automjete me motor me djegie të brendshme në automjete me motorra elektrikë do të jetë i afërt edhe për tregun shqiptar, si dukuri e ndjekjes së trendit evropian, gjë e cila do të kërkojë në një të ardhme të afërt teknikë të kualifikuar.