Programi përgatit specialistë:
- në zbatimin e metodologjive në fushën elektrike, në zhvillimin e eksperimenteve dhe analizimin e rezultateve të tyre, thellimin e aspekteve teoriko-shkencore, për administrimin, projektimin dhe optimizimin e sistemeve me kompleksitet të lartë
Studenti pajiset me:
- njohuri tekniko-praktike që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të elektrikës
- aftësi për zgjidhjen e problemeve elektrike dhe për t’u përshtatur me lehtësi me evolimin e vazhdueshëm të teknologjisë
- njohuri të thelluara në aspektet metodologjike dhe aplikative si dhe të jenë në gjendje t’i përdorin këto njohuri për të interpretuar problemet e ndryshme në praktikë
- eksperiencë praktike profesionale për të pasur sukses në tregun e punës
Punësimi:
- në ndërmarrjet e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë
- në ente të ndryshme private dhe publike të projektimit të sistemeve të energjitikës
- menaxherë të ruajtjes dhe kursimit të energjisë elektrike
- në laboratorë të provave, kalibrimit dhe certifikimit për pajtueshmërinë me normat evropiane të impianteve elektrike
- në kompanitë që kërkojnë konsulencë në këtë fushë, etj
- si profesionist i lirë në fushën e analizave, të projektimit dhe administrimit të sistemeve elektrike, në fushat e konstruksioneve, të prodhimit, të sigurisë dhe të administrimit të cilësisë