Programet E Studimit Dhe Kurrikulat

Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë aplikon kurrikula të përditësuara të bazuara në përvojat më të mira evropiane të Universiteteve të Shkencave të Aplikuara duke synuar që ato të jenë në një hap me teknologjinë më të përparuar dhe me zhvillimet e reja, që të diplomuarit t’i shërbejnë jo vetëm tregut vendas por edhe kërkesave të Evropës.

Një nga programet e studimit ku është fokusuar KPGJT ka të bëjë me industrinë e automjeteve sepse kjo është një industri e konsiderueshme, nisur nga numri i subjekteve që e zhvillojnë këtë aktivitet, numri i përgjithshëm i automjeteve në qarkullim, kualifikimi i punonjësve, teknikëve dhe menaxherëve në këtë industri, si dhe trendi i zhvillimit të kësaj industrie.

Për programin e studimit të teknologjisë së automjeteve, servisi i Auto Star Albania, pjesë e grupit KASTRATI, përfaqësia e vetme zyrtare e Mercedes-Benz në Shqipëri, me përvojë mbi 25 vjeçare, plotëson standardet gjermane të teknologjisë, paisjeve diagnostikuese elektronike dhe na ka mundësuar zhvillimin e praktikave profesionale bashkëkohore.

Për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës dhe për të përmbushur kërkesat e tij ne kemi harmonizuar kurrikulat tona me kurrikulat bashkëkohore të programeve profesionale që aplikojnë Universitetet e Shkencave të Aplikuara në vendet e BE.

Kurrikula e plotë e-learning, Electude, që ne aplikojmë, u  mundëson studentëve tanë të mësojnë për të gjithë komponentët dhe sistemet e automjeteve hibride dhe elektrike, duke përfshirë motorët elektrikë, sistemet hibride, sistemet e karikimit dhe teknologjinë më aktuale të baterive. Kurrikula përdor mësime interaktive, animacione dhe simulime në mbi 100 module mësimi, duke theksuar sigurinë dhe duke simuluar praktikat e sigurta të punës.