Këshillimi i Karrierës në Kolegjin Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë

Karriera ka një vëmendje të rëndësishme në Kolegjin Profesional Gjerman të Lartë të Teknologjisë (KPGJT), ku ju prezantojmë mundësitë dhe resurset që ofrojmë për studentët dhe të diplomuarit tanë për t’i ndihmuar drejt zhvillimit të tyre profesional.

Në KPGJT, ne kemi një qëllim të qartë: të përgatisim studentët tanë për tregun e punës dhe të sigurojmë mundësi të punësimit të menjëhershëm. Duke kombinuar njohuritë teorike me aftësitë praktike, studentët tanë marrin një eksperiencë të vërtetë në fushën e tyre të studimit dhe përgatiten për sfidat e tregut të punës.

Punësimi është një nga synimet kryesore të KPGJT dhe ne punojmë ngushtë  jo vetëm me kompanitë e Grupit Kastrati por edhe organizata të tjera industriale për të siguruar mundësi të punësimit direkt për studentët tanë. Gjithashtu, ofrojmë mbështetje për zhvillimin e karrierës dhe ofertave të punës, duke lidhur studentët dhe të diplomuarit tanë me mundësitë e reja të punësimit.

 

Tek Karriera në KPGJT ju do të gjeni:

Ne besojmë se suksesi ynë vjen nga suksesi i studentëve tanë dhe angazhimi ynë për t’i përgatitur ata për tregun e punës.