![](https://kpgjt.edu.al/wp-content/uploads/2023/06/INFRASTRUKTURA-MODERNE-MJEDISET-AKADEMIKE-DHE-MJETET-MESIMORE-TE-MESIMDHENIES.png)
Infrastruktura Moderne, Mjediset Akademike dhe Mjetet Mësimore Të Mësimdhënies
Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë është i paisur me laboratorë dhe paisje bashkëkohore të projektuara në bashkëpunim me specialistë gjermanë për arsimin profesional.
Bizneset e grupit KASTRATI dhe të partnerëve të tij kanë krijuar kushte shumë të favorshme për zhvillimin e praktikave profesionale.
Laboratorët e Kolegjit Profesional Gjerman të Teknologjisë janë të paisura me stendat e trainimit AutoEDU. Nëpërmjet stendave të trainimit Auto EDU dhe Electude studentët me mund të kryejnë detyrat praktike dhe të përdorin aftësitë e fituara në një mjedis virtual.
Stendat e trajnimit AutoEDU u mundësojnë studentëve të studiojnë komponentët dhe proceset reale të automobilave në qarqet elektrike dhe sistemet elektronike të automobilave, gjithashtu i ndihmojnë ata të kontrollojnë leksionet e mësuara.
Simulatorët e sistemit elektronik AutoEDU lejojnë përdorimin e të dy sistemeve stërvitore – Electude të bazuara në lojë dhe pajisjet reale të trajnimit të automobilave të bazuara në komponentë për matje, diagnostikim dhe punë praktike