Programe Studimi
Kolegji Profesional Gjerman i Lartë i Teknologjisë
KPGJT - Kolegji Profesional Gjerman i Lartë i Teknologjisë është një institucion i rëndësishëm arsimor në fushën e teknologjisë në Shqipëri. KPGJT u themelua nga Kastrati Group me një qëllim të veçantë: të plotësojë nevojën e tregut për staf të kualifikuar gati për të punuar dhe të punësojë menjëherë studentët më të mirë në kompanitë e grupit.
Ky institucion arsimor në Shqipëri, operon sipas Sistemit Dual të arsimit, duke kombinuar praktikën me teorinë. Ky sistem i arsimit u siguron studentëve një eksperiencë të vërtetë në fushën e tyre të studimit dhe i përgatit ata për tregun e punës duke fituar njohuri teorike dhe aftësi praktike.
KPGJT siguron kurrikulat e fundit austriake dhe gjermane, me trajnues shqiptarë dhe të huaj. Studentët më të mirë që tregojnë aftësi dhe performancë të shkëlqyer gjatë studimeve të tyre, do të kenë mundësinë e punësimit menjëherë pranë subjekteve të Kastrati Group dhe jo vetëm.
Studentët e KPGJT kanë mundësinë e jashtëzakonshme të aplikojnë pajisjet dhe metodat më të fundit në teknologjinë e automjeteve, informacionit dhe ndërtimit. Kjo mundësi praktike ofrohet përmes Laboratorëve në Kolegj si edhe bashkëpunimit të ngushtë me Mercedes Benz Albania, dhe të tjerë automekanike, duke i lejuar studentët të mësojnë në mjediset e vërteta të punës dhe të përgatiten për sfidat e tregut të punës në këtë industri
Sistemi inovativ i mësimdhënies në KPGJT përfshin përdorimin e platformës Elektude. Përmes këtij sistemi, studentët mund të ndjekin leksionet duke përdorur kompjuterin apo celularin e tyre dhe kanë mundësinë për t’iu përgjigjur pyetjeve që ofron platforma. Kjo teknologji moderne përmirëson mësimdhënien dhe siguron qasje të lehtë dhe interaktive në materiale të ndryshme mësimore.
KPGJT pjesë e Kastrati Group, garancia për tregun e punës!
Misioni
Misioni ynë është të ofrojmë një arsim të lartë të specializuar në fushën e teknologjisë, duke përgatitur studentët për tregun e punës dhe duke u siguruar njohuri të thella teorike dhe aftësi praktike. Ne kultivojmë një mjedis mësimor, ku studentët zhvillojnë potencialet e tyre maksimale dhe bëhen pjesë e një komuniteti të përkushtuar ndaj shkencës dhe inovacionit.
Vizioni
Vizioni ynë është të jemi liderë në arsimin në fushën e teknologjisë, duke ndikuar në zhvillimin e sektorit industrial dhe duke prodhuar profesionistë të shquar që kontribuojnë në avancimin e shoqërisë. Ne synojmë të jemi një institucion i njohur për cilësinë e lartë të mësimit dhe përgatitjes profesionale, duke krijuar lidhje të qëndrueshme me kompanitë dhe institucionet e fushës.