
KPGJT do të Ndjekë Trendet e së Ardhmes
Trendet e së ardhmes janë drejt përparimeve teknologjike, që do të kërkojnë mjeshtëri, si dhe do të favorizojnë ata individë e subjekte që kanë investuar për të pasur një shkallë të lartë tekniko-profesionale.
Dixhitalizimi i ekonomisë kërkon teknikë të lartë të kualifikuar. Dixhitalizimi i ekonomisë sot ka nxjerrë probleme edhe për vende të zhvilluara të cilat nuk munden të plotësojnë vendet e punës me teknikë të kualifikuar. Kur në vende të zhvilluara të Evropës ndodhen në vështirësi për stafin me punonjës të kualifikuar, aq më tepër në vendin tonë lind kjo domosdoshmëri.
Diagnostikimi i defekteve elektrike dhe elektronike të automobilave, makinerive e paisjeve të tjera, kërkon përgatitje më të lartë teorike dhe praktike nëpërmjet trajnimit specifik në kualifikimin e lartë profesional.
Edhe sikur digjitalizimi të ecë me hapa më të ngadaltë, situata e tregut të punës për specialistë do të mbetet e hapur. Në vitet e ardhshme parashikohet të ulet kërkesa për punonjës të pakualifikuar dhe të rritet kërkesa për teknikë të kualifikuar për shkak të dixhitalizimit të ekonomisë.
Sot, arsimi edhe në vende të zhvilluara po përballet me dilema të mëdha, pasi teknologjia po avancon me hapa më të shpejta se kurrikulat mësimore dhe modelit klasik të orëve teorike do t’i duhet përshtatje. Në këtë kuadër ne synojmë të përgatisim teknikë të lartë të kualifikuar, të gatshëm për t’u punësuar.
Megjithëse është e vështirë të parashikohen me saktësi kërkesat kombëtare të tregut të punës në të ardhmen, ne ofrojmë programe dhe kurrikula që përgatisin teknikë të gatshëm për tregun e punës.
Duke marrë në konsideratë se grupi KASTRATI ushtron veprimtari në disa fusha si, shitja dhe riparimi i automjeteve, ndërtim, tregtimin e karburanteve, hoteleri-turizëm, etj, si dhe ka një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh për shitblerje produktesh e shërbimesh, ne jemi njohur me nevojat e tregut për teknikë të kualifikuar.
Një drejtim tjetër për të përshtatur dhe përmbushur kërkesat e tregut të punës me teknikë të kualifikuar është infrastruktura e KPGJT e cila është moderne dhe prezanton zhvillimet më të përparuara të kohës.
Trendet e së ardhmes janë drejt përparimeve teknologjike, që do të kërkojnë mjeshtëri, si dhe do të favorizojnë ata individë e subjekte që kanë investuar për të pasur një shkallë të lartë tekniko-profesionale.
Roli i KOLEGJIT është që t’i ofrojë studentëve shkathtësitë e transferueshme, shkathtësitë e të mësuarit, të cilat pastaj do t’i mundësojnë studentëve që varësisht prej ndryshimeve në treg të punës, t’i adaptohen më lehtë industrive dhe modeleve të reja të makinerive, automjeteve etj, të cilat gjithashtu janë një trend në rritje sasiore.