Programi përgatit specialistë:
- në zbatimin e metodologjive në fushën e elektro-mekanikës
- në zhvillimin e eksperimenteve dhe analizimin e rezultateve të tyre
- në thellimin e aspekteve teoriko-shkencore, për administrimin, projektimin dhe optimizimin e sistemeve me kompleksitet të lartë
Studenti pajiset me:
- njohuri tekniko-praktike që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të elektro-mekanikës
- aftësi për zgjidhjen e problemeve tekniko-industriale dhe për t’u përshtatur me lehtësi me evolimin e vazhdueshëm të teknologjisë
- njohuri të plota mbi materialet dhe zgjidhjet mekanike për projektimin dhe prodhimin e detaleve dhe elementeve të makinave
- eksperiencë praktike profesionale për të pasur sukses
- njohuri në identifikimin, diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike në pajisje elektro-mekanike
- menaxhimin e projekteve elektro-mekanike dhe organizimin e resurseve të nevojshme
- aftësi për të marrë pjesë në inspektimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektro-mekanike
Punësimi:
- në kompani që projektojnë, prodhojnë dhe shesin pajisje ose sisteme mekanike për aplikime të ndryshme
- në industritë prodhuese të çdo tipi: automobilistike, mekanike, tekstile, kimike, brenda të cilave ndodhen makineri dhe mekanizma të ndryshme
- në kompanitë që kërkojnë konsulencë në këtë fushë, etj
- si profesionist i lirë në fushën e analizave, të projektimit dhe administrimit të sistemeve elektro-mekanike, në fushat e prodhimit, të sigurisë dhe të administrimit të cilësisë