Fjala e Rektorit të KPGJT
Akademiku Jorgaq Kaçani

Ju uroj mirëseardhjen në institucionin më të ri të arsimit të lartë, Kolegjit Profesional Gjerman të Teknologjisë, i cili që në vitin e parë të tij solli risi në arsimin profesional, e-learnings për Teknologjinë e Automobilave, që prezanton të mësuarit dixhital, modular dhe ndërveprues.

Unë ju ftoj të ndiqni studimet në Kolegjin Profesional Gjerman të Teknologjisë (KPGJT) sepse ne po dëshmuam që në vitin e parë gëshetimin e teorisë në formën e mediave moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies me modelet praktike funksionale dhe stendat e trajnimit.

Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë është krenar që ka marrë përsipër një rol aktiv në realizimin e modelit gjerman të sistemit të arsimit profesional dual (të dyfishtë), një pikë refrimi për mbarë botën, që gërsheton teorinë me praktikën dhe që është garanaci për tregun e punës.

KPGJT synon të mbushë boshllëkun në tregun e punës në të cilin nuk gjen mjaftueshëm teknikë e inxhinierë të kualifikuar, me aftësi profesionale dhe praktike, prandaj ju ftoj që të vazhdoni studimet në Kolegjin Profesional Gjerman të Teknologjisë.

Duke qenë të ndërgjegjshëm për kërkesat e tregut të punës për inxhinierë e teknikë të kualifikuar dhe të informuar me strategjinë kombëtare të arsimit të lartë dhe atij profesional, me strategjinë kombëtare të tregut të punës, ne po kontribuojmë në plotësimin e kërkesave të zhvillimit ekonomik të vendit.

Grupi KASTRATI ka kuptuar thelbin e sistemit dual (të dyfishtë) të arsimit dhe formimit profesional në Gjermani, ku janë kompanitë që janë të angazhuara për të marrë përsipër përgjegjësinë për sistemin e arsimit profesional teknik dhe që janë të gatshme të kontribojnë në mënyrë domethënëse në finacimin e këtij arsimi. Në këtë kuadër grupi KASTRATI po mbështet fuqishëm KPGJT në realizimin e misionit të tij.

Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë është krenar që ka marrë përsipër një rol aktiv në realizimin e sistemit të arsimit profesional dual (të dyfishtë), pra teori dhe praktikë, që po konkretizohet në punësimin e studentëve dhe që ju ofron atyre mundësinë për të fituar kompetenca profesionale duke i përfshirë në proceset konkrete të punës.

Programet tona të studimit bazohen në gërshetimin e teorisë me praktikën dhe motoja e Kolegjit Profesional Gjerman të Teknologjisë është “Nuk ka teori pa praktikë, nuk ka praktikë pa teori.”

Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë ka gërshetuar ambiciet e lektorëve të rinj të diplomuar në Universitet e BE dhe që janë të orientuar drejt praktikës me profesorët me përvojë të gjatë akademike, si dhe me lektorë nga Universitetet e Shkencave të Aplikuara në vendet e BE.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se shumë shpenzime të prindërve dhe shumë shpresa të të rinjve shkojnë dëm për shkak të pritshmërive të gabuara dhe mungesës së informacionit për nevojat e tregut të punës dhe për arsimin e formimin profesional, prandaj ju ftojmë të ndiqni studimet në KPGJT që ju jep garanci për tregun e punës.

Grupi KASTRATI është përfshirë në këtë projekt sepse ka kuptuar që modeli gjerman i arsimit dual ka treguar se tranzicionet më të mira dhe pa probleme ndodhin kur bizneset janë të përfshirë në investimet për arsimin profesional dhe kanë krijuar mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë profesional.

Suksesi që ka pasur sistemi dual për arsimin dhe aftësimin profesional në Gjermani, si dhe në vende të tjera si Zvicra, Austria, Italia, Danimarka etj, buron nga fakti se ai ka kohë që është aplikuar në këto vende.

Integrimi në tregun e punës dhe arritja e një mirëqënie të qëndrueshme realizohet jo vetëm nëpërmjet studimeve universitare, të cilat kanë peshën e vet në zhvillimin e një shoqërie moderne të bazuar në dije dhe kërkim të avancuar, por edhe nëpërmjet krijimit të një fuqie punonjësish të bazuar në aftësi teknike profesionale, duke mundësuar një përdorim efiçent të sistemit të arsimit dhe formimit profesional.