Metodat e Mësimdhënies në KPGJT

Ne jemi të bindur se studentët teknikë nuk duan të lexojnë libra shkollorë ose të ulen duke parë video. Ata mësojnë duke bërë.

Ne kemi kuptuar se problemi në arsimin teknik nuk qëndron te cilësia e studentit, por te metodat dhe materialet e vjetruara të mësimdhënies, prandaj ne jemi duke aplikuar metoda mësimdhënie bashkëkohore si ato të Universiteteve të Shkencave të Aplikuara në Evropë dhe Amerikë.

Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë aplikon platformën Electude, e cila prodhon zgjidhjet kryesore të mësimit elektronik të automobilave në botë. Platforma Electude përdor teknologji për t’i mësuar studentët teknikë në në mënyrën më të mirë.

Electude ka revolucionarizuar industrinë e arsimit të automobilave dhe ka mbi 30 vjet kërkime dhe ekspertizë. Electude po zëvendëson tekstet tradicionale me qasjen inovative dhe efektive për të mësuar.

Nëpërmjet platformës Electude, mësime të bazuara në simulim, e-learning, ne po realizojmë vizionin e saj që është “çdokush mund të arrijë potencialin e tij të plotë me mjetet e duhura”

Kurrikula online Electude përbëhet nga qindra mësime ndërvepruese që janë krijuar posaçërisht për të udhëzuar brezin e sotëm të nxënësve të automobilave.