Programi përgatit specialistë:
- në fushën e ndërtimit, si pjesë përbërëse e zinxhirit projektues të ndërtesave me funksione të ndryshme
Studenti pajiset me:
- njohuri për të lexuar dhe analizuar projektet e specialistëve përkatës dhe për t’i implementuar ato në vepër
- njohuri të teknologjive më të përdorshme të ndërtimit, të vetive e materialeve të ndërtimit dhe mënyrën e vendosjes së tyre
- njohuri të theksuara në fushat e aplikimit të projekteve, në teknologjitë e sotme të ndërtimit, llogaritjeve të thjeshta inxhinierike, matjeve, njohjes së materialeve të sotme të ndërtimit, etj
- mundësi për të hyrë në tregun e punës në fushën e aplikimit të projekteve arkitektonike, veprave inxhinierike, ndërtimit të rrugëve, mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit të objekteve ndërtimore të tipologjive të ndryshme
Punësimi:
- firma ndërtimi që projektojnë e zbatojnë objektet shoqërore, p.sh. kinema, teatro, biblioteka, salla multimediale, salla koncertesh, holle, etj
- firma ndërtimi që merren me projektimin dhe zbatimin e objekteve pritëse, si p.sh. hotele, fshatra turistikë, etj
- firma ndërtimi që merren me projektimin dhe zbatimin e objekteve industrialë, p.sh. linja prodhimi e depozitimi, kapanone industrialë me elemente të prodhuara në vend apo të parafabrikuara, etj
- firma e kompani ndërtimi që merren me rikonstruksione të plota apo të pjesshme të objekteve shoqërorë, edukativ e administrative
- firma e kompani që merrem me ndërtimin e veprave madhore inxhinierike, si p.sh. ndërtimin e TEC-eve, hidrocentraleve, rrugëve, gazsjellsave, naftësjellsave, etj
- si profesionist i lirë i specializuar në sektorë të caktuar të fushës së ndërtimit, si p.sh.: Izolime termike të ndërtesave, specialist shtrimesh dhe veshjesh, specialist i hidroizolimeve, specialist i montimit të konstruksioneve metalike, specialist i montimit të elementëve të drurit, specialist i ndërhyrjeve të prishjeve e konservimeve, specialist i përpunimit të çative të iklinuara, specialist i realizimit të mureve të thjeshtë e dekorativë, specialist i veshjeve të izolimeve, etj