Stafi Akademik KPGJT
Ne kemi krijuar lidhje bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë në Shqipëri dhe jashtë saj me interesa reciproke në kuptim të shkëmbimit të përvojës të studentëve, stafit akademik, stafit administrativ si dhe planprogrameve.
Për të rritur aftësitë e studentëve dhe për të realizuar standardet bashkëkohore të cilësisë së mësimdhënies, Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë është vazhdimisht në kërkim të stafit akademik të specializuar për zbatimin e mirëfilltë të planprogrameve.
Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë, për të rritur potencialin e studentëve, synon të shndërrohet në një qendër të risive teknologjike, në një institucion inovativ në mënyrën e të mësuarit si dhe të ofrimit të programeve të reja të studimit, bazuar dhe në kërkesat e tregut, në një qendër të rëndësishme dhe pikë referimi kombëtare e rajonale në bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave të arsimit të lartë profesional dhe jo vetëm.