- By KPGJTWeb
- 6 Shtator, 2023
- No Comments
Enea Asllani – Student KPGJT
Enea Asllani, student i KPGJT që ka nisur të bëhet këshilltar i shërbimeve korrekte në Mercedes Benz.
Autosalloni i Mercedes Benz është i mbushur me njerëz dhe automjete të viteve të fundit. Mes mercedesave të rinj shikon shefat e shitjeve të shoqëruar nga klientë që shkëmbejnë mundësitë dhe ofertat e blerjeve të verës. Salloni i automjeteve të reja të bie në sy për një pastërti të pashoqe. Edhe pse ka shumë klientë, xhamat e makinave dhe të sallonit shkëlqejnë. Ndërkaq ajo që të bie më shumë në sy është pjesa tjetër e Mercedes Benz Autostar Albania, pjesa e shërbimt të klientëve. Që në tavolinën e parë të pritjes shikon një djalë të ri, korrekt në pritje dhe në komunikim me klientet të cilët prisnin të kryenin shërbimet e makinave.
“Ju lutem mund të shikoj dokumentacionet që duhen dhe të shikoj dhe shërbimet e fundit që i janë bërë mjetit?”, i drejtohet klientit një djalë i ri. Bëhet fjalë për Enea Asllanin Student i KPGJT, i cili ka spikatur si këshilltar shërbimi, Service Advisor. Studenti i KPGJT në një rrëfim të shkurtër do të na tregoj të gjithë rrugëtimin ë tij më shumë se një vjeçar nga kolegji në vendin e punës që tashmë ai gëzon.
Si u bëre pjesë e KPGJT?
Si çdo i ri edhe unë isha i apasionuar shumë pas makinave. Dhe jo vetëm kaq, por kisha shumë pasion montimin dhe çmontimin e çdo gjëje që kishte të bënte me vida e butona. E kisha vendosur të shkoja në një shkollë profesionale të Teknologjisë së Automobilëve, dhe pas ofertës së KPGJT i joshur dhe nga përvoja gjermane vendosa të regjistrohem direkt në degën që kisha ëndërruar. U bëj thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e Kolegjit pasi e ardhmja e tyre do jetë e sigurt në tregun e punës sot në Shqipëri.
Si ka qenë viti i parë i shkollës në KPGJT?
Jam shumë i kënaqur me të gjithë përvojën akademike dhe profesionale që kam marrë deri tani. I bëj thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e KPGJT sepse vetëm në këtë kolegj mund të bëhet ëndrra realitet. Viti i parë nisi qetësisht dhe ne ishim paksa të pa mësuar me përvojën akademike dhe praktikat profesionale që morëm përgjatë gjithë vitit. Ajo çfarë e bëri më shumë atraktive eksperiencën mësimore në vitin e parë ishin praktikat profesionale. Jam tejet falenderues që u bëra pjesë e KPGJT, një nismë kuptimplotë për të rinjtë e realizuar nga Kastrati Grup.
Si ishte vijimësia e praktikave mësimore dhe mundësia për punësim?
Stafi i KPGJT, stafi më i mirë – një kombinim brezash e përvojash të shquara akademike dhe profesionistë të rinj të orientuar drejt praktikës. KPGJT është i vetmi institucion arsimor që ka laboratorë modernë, ofiçina dhe programe që stimulojnë praktikën në terren për një kombinim sa më efektiv të teorisë me zbatimin praktik të dijeve të marra. Kolegji Gjerman Profesional i Teknologjisë, përveç përgatitjes së një stafi të kualifikuar teknik, do t’i vijë në ndihmë edhe kompanive të tjera në vend që do të kenë dëshirë për të trajnuar dhe aftësuar stafin e tyre, duke nxitur frymën e bashkëpunimit dhe duke dhënë kontribut domethënës në zhvillimin profesional të vendit. Kolegji Gjerman Profesional i Teknologjisë, është tashmë në proces akreditimi dhe do të ofrojë programe studimi të mbështetura në përvojën dhe praktikat me të mira të vendeve evropiane dhe sipas kritereve të sistemit të Bolonjës, të vlerësuara me ECTS. Studentët e këtij kolegji do të kenë në dispozicion teknologjinë më të fundit në të gjitha fushat ku do të përgatiten, me laboratorë mësimorë, si dhe me praktikat në terren në disa prej bizneseve më të suksesshme në Shqipëri.
Ku e shikon veten pas mbarimit të Kolegjit Profesional Gjerman të Teknologjisë?
Veten e shikoj në të ardhmen në Shqipëri dhe dua që të prefeksionohem në pozicionin që më është besuar në Mercedes Benz Autostar Albania. I jam falenderues Kastrati Grup për mundësinë që më ka dhënë dhe jam përkushtuar totalisht që të marr njohuritë e duhura që të aftësohem dhe të ngjis shkallët e ekspertëve të fushës. Njëkohësisht jam tejet i lumtur që jam pozicionuar aty ku doja dhe besoj se ëndërra ime po bëhet realitet. U bëj thirrje të gjithë moshatarëve të mi që të bëjnë përzgjedhjen e duhur ashtu siç bëra dhe unë, të zgjedhin KPGJT pasi vetëm fal këtij kolegji do të kenë mundësi shkollimi e punësimi në profesionet më të kërkuara.