- By KPGJTWeb
- 6 Shtator, 2023
- No Comments
Diamant Merhati – Student KPGJT
Diamant Merhati, student i KPGJT që ka nisur të “kurojë” kamionat e tonazheve të rënda.
Trup sportiv, e dukjen e një cuni kopertinash. Edhe pse ka qenë poshtë kamionit ai sërish ka shumë detaje që e diferencojnë me të tjerët. Edhe pse shumë vapë, kapelen nuk e heq nga koka, jo vetëm për të mbrojtur flokët e gjata e të stiluar bukur por hera herë i duhet të mbrohet dhe nga dielli. Diamanti, siç ka emrin ka dhe sjelljen. Është shumë i shkathët, këmbëngulës dhe i artikuluar. Madje po të qëndrosh pak minuta në sallonet e AutostarAbania, Diamantin e shikon kudo. Këmbëngul të mësoj dhe është punëmbaruar në të gjitha detyrat që është orientuar nga mjeshtërit e vjetër të servisit.
“Dua të punoj dhe e di se vetëm me punë mund t’ia dal. Unë i kam patur me pasion makinat që i vogël dhe për këtë arsye kam menduar që pasionin tim ta kthej në profesion”.
Kështu nis rrëfimin e tij të veçantë Diamant Merhati, student i KPGJT. Ka pak muaj që është emëruar si Asistent Teknik i Sistemeve, me fjalë të tjera, është “kirurg” për kamionet e rënda.
Si u bëre pjesë e KPGJT?
Si çdo i ri edhe unë jam i apasionuar pas makinave. E kisha ndarë mendjen që do të vazhdoja një shkollë të tillë. Fakti që KPGJT kishte një eksperiencë me standarde europiane dhe me perspektivë për të ardhmen, u josha menjëherë nga ofertat që pash në TV. Më pas shkova vetë pranë zyrave të KPGJT, ku e pash më nga afër dhë mundësinë e shkollimit. Jam shumë i lumtur që kam bërë zgjedhjen e duhur dhe për këtë ju bëj thirrje të gjithë të rinjve që kanë pasion makinat dhe jo vetëm, të zgjedhin KPGJT sepse vetëm kjo zgjedhje ju bën të mundur të filloni mbarë karrierën në fushën e automobilave.
Si ka qenë viti i parë i shkollës në KPGJT?
Duke qenë përvojë e re, e realizuar për herë të parë në Shqipëri me nismë të Grupit Kastrati, ne mundëm të përfitojmë në vitin e parë të shkollës. Gërshetimi i teorisë me praktikën, realizimi i praktikave nëpër firmat e Kastrati Grup dhe mundësia për ti prekur vetë çdo pjesë të automjeteve, na bëri që ne të përpiqeshim edhe më shumë për të marrë njohuritë e duhura si në teori, ashtu edhe në praktikë. Realizimi i praktikave profesionale në firmat më me zë në Shqipëri, përdorimi i metodave efikase na fuqizoi edhe ne drejt rrugës së suksesit që tashmë kemi ndërmarrë. Kushtet mësimore, stafi akademik i përzgjedhur me shumë kujdes, bëri që ne të jemi shumë të vëmendshëm dhe të profilizohemi në degët e përzgjedhura.
Si ishte vijimësia e praktikave mësimore dhe mundësia për punësim?
Shkolla ofron mësim me pedagogë dhe ekspertë nga Gjermania, Zvicra, Austria, etj., të cilët kanë përdorur kurrikula të përditësuara sipas standardeve evropiane. Rëndësia e shkollave të tilla profesionale në vendin tonë është tepër e madhe, pasi ndihet një mungesë e theksuar e fuqisë punëtore me aftësi profesionale teknike ndërkohë që bizneset shqiptare synojnë të arrijnë nivelet dhe standardet bashkëkohore.
Si u bëre pjesë e Mercedes Benz Autostar Albania?
Pas mbarimit të vitit të parë të studimeve në KPGJT dhe pas praktikës profesionale, domethënë pasi morëm bazat tona në profilin që kemi përzgjedhur, mua më kërkuan në intervistë përfaqësuesit e Autostar Albania. Intervista ishte dhe përcaktuese e menjëherëshme e mundësisë për punësim si Asistent Teknik i Sistemeve të kamionave. Kam pak muaj që gëzoj statusin si i punësuar në servisin e kamionëve të Autostar. Jam shumë i apasionuar pas punës dhe dua që të specializohem dhe të marr trajnimet e duhura në fushën që tashmë kam startuar. Jam shumë falenderues ndaj stafit akademik të KPGJT si dhe Kastrati Grup që më bëri pjesë e një prej kompanive më të dëshiruara për çdo të ri në Shqipëri siç është Mercedes Benz. Një ëndërr që mu bë realitet ishte emërimi i menjëhershëm në punë në profesionin që unë dëshiroja. I bëj thirrje çdo të riu shqiptar që të zgjedh KPGJT, sepse vetëm falë punës dhe përkushtimit dhe mbështetjes së Kastrati Grup gjithësecili do t’ia dal ashtu si edhe unë.
Ku e shikon veten pas mbarimit të Kolegjit Profesional Gjerman të Teknologjisë?
Jam shumë i lumtur dhe shumë falenderues ndaj Grupit Kastrati për mundësinë që na dha për punësim në një prej firmave më prestigjoze siç është Mercedez Benz. Për momentin jam shumë i lumtur që arrita të realizoj ëndrrën time duke marrë profesionin e ëndërruar dhe duke punuar sa më shumë për t’u plotësuar në profesionin që kam startuar. I falenderoj shumë drejtuesit që më përzgjodhën dhe më dhanë mundësi të punoj në serviset më të mira të Mercedes Benz në Shqipëri. Për momentin e shikoj veten duke punuar fort në fushën që tashmë kam përzgjedhur, dhe në të ardhmen të kem mundesi të arta dhe të jem kudo, jo vetëm brenda por dhe jashtë vendit.