Aldo Mahmuti – Student KPGJT
  • By KPGJTWeb
  • 6 Shtator, 2023
  • No Comments

Aldo Mahmuti – Student KPGJT

Aldo Mahmuti, i riu nga Fieri që la emigracionin dhe u bë pjesë e KPGJT

Pasioni që u kthye në profesion. Është historia e një të riu nga Fieri, i cili u kthye nga emigrimi për t’u bërë inxhinier në KPGJT.

“Periudha e Covid-19 ndikoi negativisht tek unë, por sërish jam falenderues sepse ajo periudhë e vështirë më shtyu që unë të kthehesha nga emigrimi dhe të filloj shkollën në KPGJT. Kisha studiuar mundësitë që të jepnin të gjitha universitetet dhe shkollat e larta dhe KPGJT ishte ajo që më joshi më shumë që në ofertat e para të saj. Në fillim të duket e pabesueshme por çdo gjë hap pas hapi po më bëhet realitet”.

Kështu nis e tregon përvojën e tij Aldo Mahmuti, student i KPGJT.

Ai është tejet i përmbushur në çdo hap që ka arritur deri tani edhe pse ka pretendime të shumta për të ardhmen. Është nga ata të rinj që nuk kënaqet me pak. Për këtë u bën thirrje të gjithë të rinjve që të zgjedhin KPGJT.

Si u bëre pjesë e KPGJT?

Që në moshën 10-vjeçare si pjesa më e madhë e çunave dhe unë kisha pasion makinat, isha bërë profesionist edhe në ngarjen e saj. Degën e studimit në KPGJT ku unë jam sot e zgjodha edhe për efekt shpejtësie sepse brenda dy viteve unë munda të zë një punë në profesionin tim. Ëndrra mu bë realitet në fund të vitit të parë të shkollës ku unë u emërova në punë në profesionin tim.

Si ka qenë viti i parë i shkollës në KPGJT?

Nisi shumë mirë semestri i parë, por përfundoi edhe më mirë. Kushtet dhe ambientet mësimore janë me standarde evropiane dhe pedagogët me eksperiencë në fushat e duhura. Gërshetimi i teorisë me praktikën bënë që ne ta kemi më të lehtë, por edhe më të dashur periudhën mësimore. Një vit mësim i gërshetuar me praktikë ishte shumë frytdhënës për secilin prej nesh.

Si ishte vijimësia e praktikave mësimore dhe mundësia për punësim?

Kam kryer praktikën profesionale në Albsig dhe jam ndjerë shumë i privilegjuar dhe shumë i përkrahur nga një staf profesionistësh të fushës. Fusha e sigurimeve më është dukur tërheqëse sepse e dija që kjo ishte pjesa që më lidhte më së shumti me pasionin tim për makinat. Gjatë praktikës, mendoj se ajo çfarë ka spikatur fillimisht ka qenë dëshira për të mësuar. Jam i mendimit se njeriu mëson dhe duhet të mësojë gjatë gjithë jetës, duhet të jetë konsistent dhe i disiplinuar.

Si u bëre pjesë e Albsig?

Si çdo student i ardhur në Tiranë edhe unë punoja por jo në profesionin tim. Ishte shumë e vështirë, por punoja që të kisha mundësi financiare për t’ja dalë jetesës në Tiranë. Pas vitit të parë dhe pas praktikës së bërë në Shoqërinë e Sigurimeve Albsig mua më thirrën për një intervistë pune. Ishte intervista më e mirë që unë kam realizuar për punë. E quaj më të mirën sepse ishte një staf shumë pozitiv dhe ishin njërëz të kualifikuar që vlerësojnë çdo të ri që ka pasion punën. Aktualisht kam pak ditë që më kanë emëruar si specialist dëmesh në Departamentin e Dëmeve në Shoqërinë e Sigurimeve Albsig. Jam tejet i kënaqur me përkrahjen e stafit. Janë një grup ekspertësh të fushës që na mundësojnë dhe na mësojnë rreth profesionit të specialistit të dëmeve për automjetet.

Ku e shikon veten pas mbarimit të Kolegjit Profesional Gjerman të Teknologjisë?

Lidhja me përvojën gjermane është një ndër risitë që duhet ta shfrytëzojë çdo i ri që dëshiron të ketë një shkollë dhe një profesion të duhur. Me këtë rast dua t’i bëj thirrje çdo të riu që ende nuk ka vendosur të bëhet pjesë e KPGJT. Është kolegji që i vjen në ndihmë çdo të riu në rrugën e gjatë të jetës. Para se të nisja mësimin në kolegj e kisha si ide që unë sapo të mbaroja shkollën do të ikja në Gjermani. “Dyert e fatit” mu hapën dhe unë kam një punë qe e kisha ëndërruar dhe tani kam hequr dorë nga emigrimi në Gjermani. Kam një punë dhe uroj të perfeksionohem në profilin e punës që më është besuar.