TEKNOLOGJI AUTOMOBILI

Programi përgatit specialistë:

  • në zbatimin e metodologjive në fushën e diagnostikimit të defekteve, në riparimin e defekteve dhe servis automjetesh

Programi fokusohet në:

  • ndërtimin e motorave dhe agregateve të tjera të automjetit / llogaritjet
  • diagnostikimin
  • dinamikën e automjetit
  • sistemet ndihmëse

Studenti pajiset me:

  • njohuri të thella tekniko-aplikative të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të ndërtimit dhe shërbimit të automjeteve
  • aftësi për të hyrë menjëherë në tregun e punës të industrisë dhe servisit të automjeteve
  • njohuri të plota mbi shërbimet, riparimet dhe ndërtimin e automjeteve
  • eksperiencë profesionale në laboratorët e shkollës, e nevojshme për të pasur sukses në punë
  • aftësi për të zhvilluar procedurat e vënies në punë, e montimit, riparimit dhe shërbimet e ndryshme të pjesëve të automjetit, duke filluar nga motori, pompat e naftës, sistemet elektrike etj

Punësimi:

  • Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen fushat që lidhen me shërbimin, riparimin, testimin e automjeteve, konsulencën në lidhje me automjetet, si menaxher ose konsulent shitjesh të automjeteve:
  • në departamentet e shërbimit të automjeteve
  • në departamentet e menaxhimit të pjesëve të këmbimit
  • në fushën e import-eksportit të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të tyre
  • si profesionist i lirë në fushën e tregtisë dhe mirëmbajtjes së automjeteve

2022 All right reserverd © Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë

Design by Gremza