SISTEMET E AJRIT TE KONDICIONUAR

Programi përgatit specialistë:

  • në zbatimin e metodologjive në fushën e projektimit, zbatimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve HVAC

Programi fokusohet në:

  • Sistemet e ftohjes
  • Qarqet elektrike në HVAC
  • Sistemet e kondicionimit, sistemet e ajrit të kondicionuar
  • Aplikimet kompjuterike dhe laboratorike

Studenti pajiset me:

  • aftësinë për perzgjedhjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mjedisore për sektorin e banesave, qendrave multifunksionale dhe ato komerciale
  • njohuri të thella tekniko-shkencore të nivelit të lartë, që kërkohen nga fusha të ndryshme të impianteve për ngrohje, ftohje dhe ajër të kondicionuar
  • aftësi të qëndrueshme dhe njohuritë e nevojshme për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mjedisore të ngrohjes, ventilimit, ajrit të kondicionuar dhe ftohjes (HVAC / R)
  • aftësi për të ndihmuar teknologët në projektimin e sistemeve të ndërtesave, duke llogaritur ngarkesen e ngrohjes dhe rrjetin, kanalet e shpërndarjes së ajrit dhe pajisjet. Ata gjithashtu mund të hartojnë planimetritë dhe të bejne vizatimet e nevojshme me ndihmen e kompjuterit dhe software-ve respektive
  • aftësi praktike, duke punuar në kaldajat, kondicionerët, pajisjet ftohëse dhe pajisje të tjera në laboratore
  • njohuritë e nevojshme mbi instalimet elektrike dhe qarqet e kontrollit per instalimet e realizuara
  • aftësi për të zhvilluar procedurat e vënies në punë, e montimit, riparimit dhe shërbimet e ndryshme të sistemeve HVAC

Punësimi:

  • Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen në fushat që lidhen me projektimin, ndërtimin, shërbimin, riparimin, testimin e sistemeve HVAC dhe si menaxher tregtar dhe konsulent shitjesh të pajisjeve të ngrohje, ftohje, kondicionimit:
  • në zyrat e projektimit të këtyre sistemeve
  • në sektorët e ndërtimit të banesave dhe ambienteve tregtare
  • në departamentet e menaxhimit të pajisjeve HVAC
  • në fushën e automjeteve të lehta dhe të rënda
  • në industrinë ushqimore
  • në laboratorët shkencorë, në mësimdhënie
  • si profesionist i lirë në fushën e tregtisë dhe mirëmbajtjes të pajisjeve HVAC

2022 All right reserverd © Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë

Design by Gremza