ELEKTRO-MEKANIKË


Programi përgatit specialistë:

  • në zbatimin e metodologjive në fushën e mekanikës
  • në zhvillimin e eksperimenteve dhe analizimin e rezultateve të tyre
  • në thellimin e aspekteve teoriko-shkencore, për administrimin, projektimin dhe optimizimin e sistemeve me kompleksitet të lartë

Studenti pajiset me:

  • njohuri tekniko-praktike që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të elektro-mekanikës
  • aftësi për zgjidhjen e problemeve tekniko-industriale dhe për t’u përshtatur me lehtësi me evolimin e vazhdueshëm të teknologjisë
  • njohuri të plota mbi materialet dhe zgjidhjet mekanike për projektimin dhe prodhimin e detaleve dhe elementeve të makinave
  • eksperiencë praktike profesionale për të pasur sukses

Punësimi:

  • Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen:
  • në kompani që projektojnë, prodhojnë dhe shesin pajisje ose sisteme mekanikë për aplikime të ndryshme;
  • në industritë prodhuese të çdo tipi: automobilistike, mekanike, tekstile, kimike, brenda të cilave ndodhen makineri dhe mekanizma të ndryshme;
  • në kompanitë që kërkojnë konsulencë në këtë fushë etj
  • si profesionist i lirë në fushën e analizave, të projektimit dhe administrimit të sistemeve mekanike, në fushat e konstruksioneve, të prodhimit, të sigurisë dhe të administrimit të cilësisë

2022 All right reserverd © Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë

Design by Gremza