ELEKTRONIKE

Programi përgatit specialistë:

  • në zbatimin e metodologjive në fushën e elektronikës, veçanërisht asaj të automatizimit dhe elektronikës në industri
  • në ambjente multifunksionale (qendra tregtare, qendra biznesi, banesa)
  • në zhvillimin e testimeve, analizimin e rezultateve të tyre dhe riparimin e defekteve,
  • në thellimin e aspekteve teoriko-shkencore, për administrimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e sistemeve me kompleksitet të mesëm dhe pse jo të lartë

Studenti pajiset me:

  • aftësi për të kuptuar dhe analizuar funksionimin e sistemeve relativisht komplekse, për të administruar prodhimin, testimin, mirëmbajtjen e komponentëve, aparaturave elektronike, sistemeve kompjuterike, të telekomunikimit, të kontrollit dhe të matjes
  • njohuri të thella tekniko-praktike të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve në elektronikë
  • aftësi për zgjidhjen e problemeve tekniko-industriale dhe për t’iu përshtatur me lehtësi evolimit të vazhdueshëm të teknologjisë
  • aftësi për t’u specializuar brenda një kohe të shkurtër edhe në mënyrë autonome, mbi bazën e kërkesave të tregut të punës

Punësimi:

  • Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen:
  • në industritë prodhuese të çdo tipi: automobilistike, mekanike, tekstile, kimike, brenda të cilave ndodhen sisteme të automatizimit dhe administrimit të të dhënave dhe matjeve, në sistemet informatike dhe në sistemet e telekomunikacioneve; kompanitë që furnizojnë shërbime të telekomunikacioneve, mediave audiovizive etj
  • në kompani që riparojnë, prodhojnë dhe shesin pajisje ose sisteme elektronike për aplikime të ndryshme
  • si profesionist i lirë në fushën e riparimeve, të mirëmbajtjes dhe administrimit të sistemeve informatike, në fushat e telekomunikacioneve, të automatizimit, të sigurisë dhe të administrimit të cilësisë

2022 All right reserverd © Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë

Design by Gremza