• By KPGJTWeb
  • 8 Mars, 2023
  • No Comments

Cila është risia që sjell sistemi dual?

Risia që sjell kjo nismë është përgatitja praktike në nivele të larta, gjë e cila vjen nga mundësia e Kastrati Group dhe partnerëve të tij të biznesit, për të zhvilluar praktikat profesionale me qëllim të fitimit të shprehive praktike, që studentët jo vetëm të dinë, por edhe të realizojnë proceset e kërkuara në punë.
Ne do të aplikojmë përvojat e arsimit profesional në vendet e BE (kryesisht në Gjermani dhe Austri). Për të konkretizuar këtë bashkëpunim ne kemi kontrata bashëpunimi me Universitete të Shkencave të Aplikuara ku do të aplikohen praktikat gjermane të arsimit profesional. Ne synojmë të përmbushim një pjesë të konsiderueshme të boshllëkut të krijuar në tregun e punës për teknikë dhe menaxherë të kualifikuar profesionalisht dhe praktikisht.
Nuk ka teori pa praktikë, nuk ka praktikë pa teori, për këtë arsye bizneset e grupit KASTRATI dhe të partnerëve krijojnë kushte shumë të favorshme për zhvillimin e praktikave profesionale.
Servisi i Auto Star Albania, si përfqësia e vetme zyrtare e Mercedes-Benz në Shqipëri, me përvojë mbi 25 vjeçare, plotëson standardet gjermane të teknologjisë, paisjeve diagnostikuese elektronike, gjë që mundëson praktika profesionale bashkëkohore.
Ne këtë e shohim si një nga risitë, pasi kemi mundësinë që studentët t’i kombinojnë njohuritë teoriko-profesionale me përvojën e punës praktike në serviset dhe bizneset tona që ofrojnë mundësi për çdo program studimi që ne do të ofrojmë.
Duke ofruar cikle studimi profesionale me afat 2 vjeçar, ne synojmë që t’iu sigurojmë të rinjve mundësinë që për një kohë relativisht të shkurtër të jenë të përgatitur si nga ana teorike, ashtu edhe praktike.
Grupi KASTRATI ka krijuar mundësinë e punësimit të studentëve të shkollave profesionale, mbi nevojat e tij të momentit, për t’i përgatitur ata me aftësi që t’i përdorin në të ardhmen.

Sfida e Investimit në Arsimin Profesional – Ndikimi në të Ardhmen e Profesionistëve

Dëshira për kontribuar në arsimin me kualifikimin e lartë profesional është shumë e hershme, por tani është menduar si më e përshtatshme për përfshirjen në këtë nismë. Si nxitje për të realizuar këtë projekt të arsimit të lartë profesional, veç të tjerash kanë qenë edhe rezultatet e studimeve nga aktorë të tjerë të cilët raportojnë se studimet kanë nxjerrë pakënaqësi të mëdha ndër punëdhënësit përsa i përket zotësisë së punëtorëve të tyre. Duke qenë të ndërgjegjshëm për kërkesat e tregut të punës për inxhinierë e teknikë të kualifikuar dhe të informuar me strategjinë kombëtare të arsimit të lartë dhe atij profesional, me strategjinë kombëtare të tregut të punës, ne duam të kontribuojmë në plotësimin e kërkesave të zhvillimit ekonomik të vendit e për rrjedhojë edhe të grupit KASTRATI dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Thelbi i sistemit dual (të dyfishtë) të arsimit në Gjermani janë kompanitë që janë të angazhuara për të marrë përsipër përgjegjësinë për sistemin, dhe që janë të gatshme të kontribojnë në mënyrë domethënëse në finacimin e këtij arsimi.

Në këtë mënyrë edhe Auto Star Albania, si pjesë e një grupi të madhe, synon që me anë të Kolegjit të Lartë Profesional të plotësojë kërkesat që ka sistemi, si dhe garantojnë standarde të larta trajnimi profesional. Për realizimin e sistemit të arsimit profesional dual (të dyfishtë) pra teori dhe praktikë, ne jemi krenarë të marrim përsipër një rol aktiv në punësimin e studentëve dhe për t’u ofruar mundësinë atyre për të fituar kompetenca profesionale duke i përfshirë në proceset konkrete, reale të punës.